Runis Home

Politika e Privatësisë

1. Hyrje

Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon se si Runis Home mbledh, përdor dhe mbron të dhënat tuaja personale gjatë përdorimit të faqes sonë të internetit dhe shërbimeve tona. Duke përdorur faqen tonë dhe duke bërë porosi, ju pranoni kushtet e kësaj politike.


2. Të dhënat që mbledhim

Gjatë procesit të porosisë, ne mund të mbledhim këto të dhëna:

  • Emri dhe mbiemri

  • Adresa e plotë e dorëzimit

  • Numri i telefonit

  • Adresa e email-it

  • Të dhëna për pagesën (vetëm ato që nevojiten për përpunimin e pagesës; nuk ruajmë të dhëna kartash)

Hyrja me Google & Facebook (Social Login)

Ne ofrojmë mundësinë të krijoni/kyçeni në llogari përmes Google ose Facebook. Kur zgjidhni këtë opsion, këta ofrues të palës së tretë na dërgojnë të dhëna bazë për të verifikuar identitetin tuaj.

Çfarë të dhënash marrim nga ofruesit:

  • ID unike e llogarisë suaj te Google/Facebook

  • Emri dhe mbiemri

  • Adresa e email-it (e verifikuar)

  • Foto e profilit (nëse e lejoni)

Nuk marrim qasje në fjalëkalimin tuaj. Nuk postojmë asnjëherë në profilin tuaj.

Qëllimi i përpunimit:

  • Krijimi i llogarisë dhe/ose kyçja pa krijuar fjalëkalim të veçantë

  • Siguria e llogarisë dhe parandalimi i abuzimeve

  • Përmirësimi i përvojës së përdoruesit

Baza ligjore: pëlqimi juaj (neni i privatësisë që zbatohet) dhe interesat tona legjitime për autentikim të sigurt.

Kush i përpunon të dhënat:

  • Google Ireland Limited (për login me Google)

  • Meta Platforms Ireland Limited (për login me Facebook)

Ruajtja: Ruajmë vetëm identifikuesin e ofruesit dhe email-in tuaj për sa kohë keni llogari aktive te ne. Mund ta ç’përditësoni ose fshini llogarinë në çdo kohë.

Si ta tërhiqni pëlqimin / ç’lidheni:

  • Nga llogaria juaj te ne: hiqni lidhjen “Login me Google/Facebook” dhe vendosni fjalëkalim të ri.

  • Nga llogaria juaj te ofruesi:

    • Google: Menaxhimi i aksesit te “Security → Third‑party access”

    • Facebook: “Settings → Apps and Websites”

Më shumë info:

  • Politika e Privatësisë e Google: kërkoni “Google Privacy Policy”

  • Politika e Privatësisë e Meta/Facebook: kërkoni “Meta Privacy Policy”

Për pyetje ose ushtrim të të drejtave tuaja (qasje, korrigjim, fshirje, kufizim), na shkruani në info@innoviostudio.com.


3. Qëllimi i përdorimit të të dhënave

Të dhënat tuaja përdoren vetëm për:

  • Përpunimin dhe dërgimin e porosisë suaj

  • Kontaktimin në lidhje me porosinë

  • Përmirësimin e shërbimit tonë dhe përvoja tuaj në faqe

  • Përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe fiskale


4. Ruajtja dhe mbrojtja e të dhënave

  • Të dhënat tuaja ruhen në mënyrë të sigurt në serverë të mbrojtur.

  • Përdorim protokolle sigurie (SSL) për transmetimin e të dhënave.

  • Ne nuk i shesim, nuk i japim dhe nuk i shpërndajmë të dhënat tuaja te palë të treta, përveç kur është e nevojshme për përpunimin e porosisë (p.sh. shërbimet e transportit ose bankat për përpunimin e pagesave).


5. Pagesat

  • Pagesa mund të bëhet me para në dorë gjatë dorëzimit.

  • Pagesa mund të bëhet gjithashtu përmes sistemit të integruar të Raiffeisen Bank, ku të dhënat e kartës suaj përpunohen në mënyrë të sigurt nga banka dhe nuk ruhen nga ne.


6. Shërbimet e transportit

Ne ofrojmë dërgesa vetëm në:

  • Kosovë

  • Shqipëri

  • Maqedoni e Veriut

Të dhënat tuaja mund t’i kalohen kompanive të transportit për realizimin e dorëzimit.


7. Cookies dhe mjetet e analitikës

Faqja jonë përdor cookies për funksionimin e saj dhe për përmirësimin e përvojës suaj.
Ne përdorim gjithashtu mjete si Google Analytics dhe Facebook Pixel për analiza dhe marketing. Ju mund të menaxhoni cookies nga cilësimet e shfletuesit tuaj.


8. Të drejtat tuaja

Ju keni të drejtë:

  • Të kërkoni kopje të të dhënave që mbajmë për ju

  • Të kërkoni korrigjimin ose fshirjen e të dhënave

  • Të tërhiqni pëlqimin për përdorimin e të dhënave tuaja

Për të ushtruar këto të drejta, na kontaktoni në: runishome1@gmail.com


9. Ndryshimet në këtë politikë

Runis Home mund të ndryshojë këtë Politikë të Privatësisë herë pas here. Çdo ndryshim do të publikohet në këtë faqe.

Data e fundit e përditësimit: 13.08.2025

Ballina
Llogaria
Lista
Kontakt
0