Këto Kushte & Rregulla përshkruajnë mënyrën e përdorimit të faqes sonë dhe rregullat për blerjet online tek Runis Home. Duke përdorur faqen dhe duke bërë porosi, ju pranoni këto kushte.
Ne përpiqemi të ofrojmë përshkrime dhe foto sa më të sakta për produktet tona.
Ngjyrat dhe detajet mund të ndryshojnë lehtësisht për shkak të dritës ose prodhimit.
Të gjitha çmimet janë të shprehura në euro (€) dhe përfshijnë TVSH-në.
Pagesa mund të bëhet:
Me para në dorë gjatë dorëzimit (COD)
Online përmes Raiffeisen Bank (kartë debiti/krediti)
Pagesa duhet të përfundojë plotësisht përpara dorëzimit të porosisë (në rastin e pagesave online).
Dorëzimet kryhen brenda 48 orëve nga konfirmimi i porosisë.
Shërbejmë vetëm në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
Kostoja e transportit shfaqet gjatë procesit të porosisë dhe ndryshon sipas zonës së dorëzimit.
Ne nuk mbajmë përgjegjësi për vonesat e shkaktuara nga transportuesi pas dorëzimit të porosisë nga ana jonë.
Klientët kanë të drejtë të kërkojnë kthim ose zëvendësim të produktit brenda 14 ditëve nga marrja e porosisë, nëse:
Produkti është i dëmtuar
Produkti nuk përputhet me përshkrimin
Produktet higjienike (si peshqirët, çarçafët, jorganët) nuk mund të kthehen nëse janë hapur ose përdorur.
Kthimet pranohen vetëm në paketimin origjinal dhe në gjendje të papërdorur.
Kostoja e kthimit mbulohet nga klienti, përveç nëse produkti është dërguar gabimisht ose ka defekt.
Kërkesat për kthime duhet të dërgohen me email në: runishome1@gmail.com
Runis Home nuk mban përgjegjësi për dëme të shkaktuara nga përdorimi i pasaktë i produkteve.
Ne nuk garantojmë mungesën absolute të gabimeve në faqen tonë, por përpiqemi t’i korrigjojmë sa më shpejt të jetë e mundur.
Runis Home mund të ndryshojë këto kushte në çdo kohë. Ndryshimet do të publikohen në këtë faqe.
Data e fundit e përditësimit: 13.08.2025