Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon se si Runis Home mbledh, përdor dhe mbron të dhënat tuaja personale gjatë përdorimit të faqes sonë të internetit dhe shërbimeve tona. Duke përdorur faqen tonë dhe duke bërë porosi, ju pranoni kushtet e kësaj politike.
Gjatë procesit të porosisë, ne mund të mbledhim këto të dhëna:
Emri dhe mbiemri
Adresa e plotë e dorëzimit
Numri i telefonit
Adresa e email-it
Të dhëna për pagesën (vetëm ato që nevojiten për përpunimin e pagesës; nuk ruajmë të dhëna kartash)
Ne ofrojmë mundësinë të krijoni/kyçeni në llogari përmes Google ose Facebook. Kur zgjidhni këtë opsion, këta ofrues të palës së tretë na dërgojnë të dhëna bazë për të verifikuar identitetin tuaj.
Çfarë të dhënash marrim nga ofruesit:
ID unike e llogarisë suaj te Google/Facebook
Emri dhe mbiemri
Adresa e email-it (e verifikuar)
Foto e profilit (nëse e lejoni)
Nuk marrim qasje në fjalëkalimin tuaj. Nuk postojmë asnjëherë në profilin tuaj.
Qëllimi i përpunimit:
Krijimi i llogarisë dhe/ose kyçja pa krijuar fjalëkalim të veçantë
Siguria e llogarisë dhe parandalimi i abuzimeve
Përmirësimi i përvojës së përdoruesit
Baza ligjore: pëlqimi juaj (neni i privatësisë që zbatohet) dhe interesat tona legjitime për autentikim të sigurt.
Kush i përpunon të dhënat:
Google Ireland Limited (për login me Google)
Meta Platforms Ireland Limited (për login me Facebook)
Ruajtja: Ruajmë vetëm identifikuesin e ofruesit dhe email-in tuaj për sa kohë keni llogari aktive te ne. Mund ta ç’përditësoni ose fshini llogarinë në çdo kohë.
Si ta tërhiqni pëlqimin / ç’lidheni:
Nga llogaria juaj te ne: hiqni lidhjen “Login me Google/Facebook” dhe vendosni fjalëkalim të ri.
Nga llogaria juaj te ofruesi:
Google: Menaxhimi i aksesit te “Security → Third‑party access”
Facebook: “Settings → Apps and Websites”
Më shumë info:
Politika e Privatësisë e Google: kërkoni “Google Privacy Policy”
Politika e Privatësisë e Meta/Facebook: kërkoni “Meta Privacy Policy”
Për pyetje ose ushtrim të të drejtave tuaja (qasje, korrigjim, fshirje, kufizim), na shkruani në info@innoviostudio.com.
Të dhënat tuaja përdoren vetëm për:
Përpunimin dhe dërgimin e porosisë suaj
Kontaktimin në lidhje me porosinë
Përmirësimin e shërbimit tonë dhe përvoja tuaj në faqe
Përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe fiskale
Të dhënat tuaja ruhen në mënyrë të sigurt në serverë të mbrojtur.
Përdorim protokolle sigurie (SSL) për transmetimin e të dhënave.
Ne nuk i shesim, nuk i japim dhe nuk i shpërndajmë të dhënat tuaja te palë të treta, përveç kur është e nevojshme për përpunimin e porosisë (p.sh. shërbimet e transportit ose bankat për përpunimin e pagesave).
Pagesa mund të bëhet me para në dorë gjatë dorëzimit.
Pagesa mund të bëhet gjithashtu përmes sistemit të integruar të Raiffeisen Bank, ku të dhënat e kartës suaj përpunohen në mënyrë të sigurt nga banka dhe nuk ruhen nga ne.
Ne ofrojmë dërgesa vetëm në:
Kosovë
Shqipëri
Maqedoni e Veriut
Të dhënat tuaja mund t’i kalohen kompanive të transportit për realizimin e dorëzimit.
Faqja jonë përdor cookies për funksionimin e saj dhe për përmirësimin e përvojës suaj.
Ne përdorim gjithashtu mjete si Google Analytics dhe Facebook Pixel për analiza dhe marketing. Ju mund të menaxhoni cookies nga cilësimet e shfletuesit tuaj.
Ju keni të drejtë:
Të kërkoni kopje të të dhënave që mbajmë për ju
Të kërkoni korrigjimin ose fshirjen e të dhënave
Të tërhiqni pëlqimin për përdorimin e të dhënave tuaja
Për të ushtruar këto të drejta, na kontaktoni në: runishome1@gmail.com
Runis Home mund të ndryshojë këtë Politikë të Privatësisë herë pas here. Çdo ndryshim do të publikohet në këtë faqe.
Data e fundit e përditësimit: 13.08.2025